Kryeministri Meta uron nxenesit e shkolles “Kongresi i Lushnjes” - (17 Shtator 2001)

Lajme Arkiva - TV Klan 2001
Kryeministri Meta ka uruar nxënësit e gjithë Shqipërisë për fillimin e vitit të ri shkollor gjatë një vizite në shkollën 8-vjeçare “Kongresi i Lushnjes”. Pikërisht në këtë shkollë kryeministri Meta ka fiksuar 1 Shtatorin e tij të parë.
Kryeministri Ilir Meta:- “Nëpërmjet jush përshëndes sot gjithë nxënësit që fillojnë sot vitin e ri shkollor dhe njëkohësisht dua të sigurojë të gjithë bashkëmoshatarët tuaj në të gjithë Shqipërinë, se ne jemi shumë të angazhuar, që kushte si këto që keni ju këtu të krijojmë në të gjithë vendin”.
Ndërsa Ministri i Arsimit Ben Blushi, ka theksuar rëndësinë që ka për institucionin që ai drejton, përmirësimi i infrastrukturës së shkollave 8-vjeçare dhe të mesme, si dhe rritja e nivelit arsimor. Më pas kryeministri Meta dhe ministri Blushi, kanë vizituar ambientet e shkollës “Kongresi i Lushnjes” ./tvklan.al
Gazetare - Ornela Bego

SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on GRlifes for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: tvklan/
Follow Tvklan on Instagram: rtvklan
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen tvklan.al/programe/

Σχόλια

  1. Jorgen Dedja

    Jorgen DedjaΠριν 2 ημέρες

    Fushatë për Metën? 🤑