"Presim 360 mije doza te AstraZeneca nga nje shtet mik", Rama: Shume shpejt do te udhetoj drejt...

Kryeministri Edi Rama është shpresëplotë për arritjen e një marrëveshjeje të rëndësishme me një shtet mik për sigurimin e një sasie prej 360 mijë doza vaksinash AstraZeneca. Rama tha se 10-15 ditët në vijim do të bëjë një vizitë në këtë shtet, ku me gjasë do të marrë edhe konfirmimin përfundimtar.
“Shumë shpejt ne do të jemi në gjendje të japim lajmit e garantimit të një sasie të konsiderueshme vaksinash. E thashë që po punojmë në disa fronte. Me një shtet mik jemi shumë afër. Me shumë gjasë në ditët në vijim, se kur, nuk e kemi konfirmuar, po le të themi në 10-15 ditët në vijim unë do të bëj një vizitë atje dhe me shumë gjasë ne do të marrim konfirmimin përfundimtar për sasinë e 360 mijë dozave të vaksinës AstraZeneca që na është dhënë e konfirmua në nivelin po themi, ministror”
Negociata po bëhen edhe me një tjetër shtet.
“Njëkohësisht me një shtet tjetër jemi shumë afër, mund të jetë më shpejt se kjo e para, mund të jetë më vonë, sepse të gjitha janë dinamika të shfrenuara që çfarë sjell minuti nuk sjell viti, kur i thonë asaj fjalës”./tvklan.al
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on GRlifes for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: tvklan/
Follow Tvklan on Instagram: rtvklan
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen tvklan.al/programe/
#KlanNews#KlanNewsLajme

Σχόλια

  1. Denis Ndou

    Denis NdouΠριν 2 ημέρες

    Je i vetmi kryminister qe the kjo esht luft politike dhe ekonomike se virusi eshkt letra e lojes tuaj bravi komonista

  2. linda Dedja

    linda DedjaΠριν 2 ημέρες

    Po une qe zdua ta boj si i bohet more rame 🦠