Arben Shkodra: Ja padrejtesia e takses progresive... - Pro Business - 22 Shkurt 2021

" Pro Business" një emision nga Oljana Maloku në Klan Plus.
Emisioni Pro Business në televizionin kombëtar Klan Plus është fokusuar këtë të hënë tek kërkesat që kanë bizneset e ndryshme për qeverinë e ardhshme , pas zgjedhjeve të 25 Prillit.

I ftuar në studio me gazetaren Oljana Maloku, sekretar i përgjithshëm i shoqatës së prodhuesve Shqiptarë Z.Arben Shkodra tha se i kanë të qarta kërkesat drejtuar partive politike kryesore në vend.
Shkodra theksoi se sipërmarrjet prodhuese kërkojnë konkurruesmëri, përmirësim të dialogut publik - privat , ofrimin e sigurisë ligjore, lehtësi fiskale për taksa të ndryshme, thjeshtëzimin të procedurave tatimore dhe mbështetje konkrete për produktet Made in Albania.Gjithashtu në emër të prodhuesve Shqiptarë, Shkodra u ndal edhe tek programet e paraqitura nga partitë politike në vend.Sipas tij, hedhja në letër e programeve për vitet e eardhshme, është hap pozitiv por pikëpyetja ngrihet për realizimin e tyrë ne praktikë, ndaj sipas Shkodrës kërkohet një plan konkret bashkë me detajime kohore.
Lidhur me debatin e nxehtë; taksë e sheshtë apo progresive, Z. Arben Shkodra thotë se prodhuesit përkrahin taksën e sheshtë pasi thjeshtëzon mënyrën e taksimit ndërsa taksa progresive është më e ndërlikuar.Madje ai jep edhe një shembull të kategorisë që preket nga taksimi progresiv.
Shkodra thotë se sipërmarrjet e përkrahin taksën e sheshtë por sigurisht kërkon diskutim norma e taksimit.

Intervistë me Z. Arben Shkodra - Sekretar i Përgjithshëm i Shoqatës së Prodhuesve Shqiptarë
Ndiqni për më tepër emisionin e plotë!
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on GRlifes for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: tvklan/
Follow Tvklan on Instagram: rtvklan
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen tvklan.al/programe/

Σχόλια