Rama: Biznese inovatore, vizioni i Shqiperise 2030 | Lajme - News

150 start up kanë përfituar nga financimi i drejtpërdrejt nga qeveria. Gjatë një bashkëbisedimi me sipërmarrësit e rinj, kreu i qeverisë Edi Rama tha se falë ndihmës ndaj bizneseve inovatore shumë individë po marrin shërbim pa kosto.
“Kemi vendosur një fond të veçantë për sipërmarrjet të kësaj natyre, duke i shtrirë ato tek turizmi, agropërpunimi, për disa fusha.. dhe faktikisht në këtë skemë më vjen mirë të them që nga 61 ndërmarrje që janë të vogla dhe të mesme që kanë përfituar dhe që bëjnë 66 % të aplikuesve, 30 nga ndërmarrjet fituese kanë marrë mbështetje në fushën e auditimit dhe teknologjisë. Këtu është përfshirë edhe BE dhe janë 150 start up që janë ndihmuar drejtpërdrejt këtu ka shumë potencial për të zhvilluar dhe jemi në një fazë të çeljes së embrionit dhe prandaj besojmë që ndërveprimi me ju është themelor”.
Sipas Kryeministrit Edi Rama, në vizionin e Shqipërisë 2030 bizneset inovatore do të zënë një peshë të madhe në jetën sociale dhe ekonomike.
“Duam të krijojmë një rrjet të tërë, që të rinjtë të trajnohen për t’u kthyer në kodus e për të dalë në një treg më të madh se tregu ynë dhe pa dalë nga Shqipëria”.
Por Kryeministri Edi Rama nuk mundi të qëndrojë deri në fund të takimit. Shkak tha se ishin angazhimet për sigurimin e vaksinave.
“Kemi nevojë për të rritur dozat në dispozicion dhe për t’i rritur sa më shpejt dhe kemi disa kanale të hapura. Besoj më mirëkuptoni sepse nuk do t’u kisha lënë sot për asnjë arsye tjetër”.
Tv Klan
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on GRlifes for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: tvklan/
Follow Tvklan on Instagram: rtvklan
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen tvklan.al/programe/

Σχόλια