38 raste te reja me Covid |Lajme-News

Vijon të ulet kurba e infektimeve me koronavirus në vendin tonë. Ministria e Shëndetësisë raportoi se nga 1762 testime të kryera në 24 orët e fundit janë konfirmuar si mbartës të virusit vetëm 38 persona, shifra më e ulët kjo që prej 22 Qershorit të një viti më parë.
20 raste u konfirmuan në Tiranë, 5 në Korçë, 3 në Sarandë, ndërsa nga 1 rast u zbulua në Fier, Kukës, Lezhë, Vlorë, Mirditë, Divjakë, Gramsh, Skrapar, Patos, Konispol.
Një qytetar nga Shkodra dhe një nga Durrësi të moshave 83 dhe 90 vjeç nuk e fituan dot betejën me Covid - 19 në 24 orët e fundit, duke e çuar në 2,399 numrin totat të viktimave që prej fillimit të pandemisë Marsin e vitit të shkuar.
Situata në spitale paraqitet e qëndrueshme. Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 123 pacientë, 10 në terapi intensive, nga të cilët 2 pacientë janë të intubuar.
Autoritetet shëndetësore raportuan 872 qytetarë të shëruar në 24 orëshin e fundit, ndërsa numri i rasteve aktive ka zbritur në afro 17 mijë.
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on GRlifes for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: tvklan/
Follow Tvklan on Instagram: rtvklan
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen tvklan.al/programe/

Σχόλια

  1. Renado Dauldzhiu

    Renado DauldzhiuΠριν 2 ημέρες

    Mbaruan votimet fillun te infektuarit ahahhaahahahhahahah ne kohen e votimit su regjistruan asnji tani erdhi koha prit se skeni pare gje akoma edhe ca dit dhe fillon fluksi i infektimeve