Klan News-Ulet numri i te infektuarve, 38 raste raste pozitive

SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on GRlifes for more videos!
Covid-19 shënon numrin më të ulët të rasteve të reja ditore në vendin tone gjatë këtij viti. Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se në 24 orët e fundit janë regjistruar 38 raste pozitive nga 1762 testime të kryera.
Nga ana tjetër vihet re një numër i lartë personash që e kanë fituar betejën me virusin, janë 872 qytetarë të shëruar duke e çuar numrin e tyre në mbi 111 mijë që prej mbërritjes së pandemisë.
Në 24 orët e fundit një qytetar nga Shkodra dhe një tjetër nga Durrësi të moshave 83-90 vjeç kanë humbur jetën nga koronavirusi.
Në buletinin ditor Ministria e Shëndetësisë njofton se në spitalet COVID po trajtohen 123 pacientë, 10 në terapi intensive, nga të cilët 2 pacientë të intubuar.
Ministria e Shëndetësisë u bën apel qytetarëve se pavarësisht shifrave të ulëta të infektimeve dhe vdekjeve, të bëjnë kujdes dhe të respektojnë masat anticovid.
Klan News
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web tvklan.al/kategoria/klan-news/
Follow Klan News on Facebook: klannews
Follow @klannews on Instagram: tvklannews
#KlanNews #KlanNewsLajme #TvKlan

Σχόλια