Ambasada Amerikane ne Shqiperi rinis punen pas pezullimit nga sulmet ne SHBA - (17 Shtator 2001)

Lajme Arkiva - TV Klan 2001
Ambasada e SHBA në Tiranë është rihapur sot për shërbime ndaj qytetarëve shqiptarë. Zyra konsullore e kësaj ambasade, ka rifilluar dhënien e vizave pas disa ditë ndërprerje. Ky shërbim u pezullua pas akteve terroriste ndaj SHBA, ngjarje e cila është cilësuar si një luftë e re nga autoritetet amerikane. Me gjithë këtë situatë tragjike Ambasada Amerikane në Shqipëri, ka vendosur të mos pezullojë punën e saj.
Zyra konsullore ka qenë e hapur për aplikantët e të gjitha llojeve të vizave. Gjatë ditës së sotme e në vazhdim, kjo zyrë do të kompensojë edhe punën e tre ditëve që ajo qëndroi e mbyllur. Ndërkohë, përreth ambasadës amerikane, vazhdojnë masat e sigurisë së lartë./tvklan.al
Gazetare - Ornela Bego

SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on GRlifes for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: tvklan/
Follow Tvklan on Instagram: rtvklan
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen tvklan.al/programe/

Σχόλια