Berisha takim elektoral ne Kavaje e Golem - (7 Qershor 2001)

Lajme Arkiva - TV Klan 2001
Kreu i koalicionit Bashkimi për Fitore Sali Berisha, aktivitetin e ditës së sotme e ka përqendruar në Kavajë, në plazhin e Durrësit dhe atë të Golemit. Në mëngjes ai ka zbritur në zonën numër 46, në Kavajë ku ai vetë kandidon. Berisha ka zhvilluar një takim me shtabin e tij elektoral.
Më pas për rreth një orë, Berisha ka zhvilluar një takim me zonjat dhe zonjushat votuese në zonën e tij. Berisha ka kërkuar votat e tyre, duke theksuar rëndësinë dhe rolin e elementit femër në familje. Gjithashtu kreu i PD, ka shkuar në lagjen 13 për të prezantuar kandidatin për deputet Mero Baze. Më pas takimet kanë vazhduar në Golem, ku vetë kryetari i PD Sali Berisha, ka prezantuar kandidatin e Bashkimit për Fitore në këtë zonë, kryeredaktorin e gazetës “Rilindja Demokratike” Astrit Patozi./tvklan.al
Gazetare - Ornela Bego

SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on GRlifes for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: rtvklan
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen tvklan.al/programe/

Σχόλια